Në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë të premten është raportuar për në rrahje në mes të katër të dyshuarve meshkuj të cilët kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas njoftimit të Policisë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, transmeton Koha.net.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e arrestit prej të cilëve dy janë dërguar në mbajtje, një në vuajtje të dënimit në burg pasi kishte urdhër arrest, dhe një është duke u trajtuar ende në QKUK por është nën përkujdesje të policisë. Rasti është duke u hetuar.