Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në autostradë, konkretisht në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës.
Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri përderisa të dy po lëviznin me veturat e tyre.
Rasti nga policia po hetohet si “vrasje e mbetur në tentativë”, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Fsh. Sllatinë, Autostradë 04.10.2020 – 19:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke udhëtuar me veturën e tij, dyshohet se një person mashkull kosovar po ashtu i cili ishte me veturë, ka shtënë me armë zjarri dyshohet në drejtim të tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.62mm, nuk ka pasur të lënduar as dëme në veturën e viktimës. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”,.