Policia e Kosovës pas një operacioni të suksesshëm, para pak çastesh ka arrestuar në kryeqytet, Suzana Zogianin.
E arrestuara dyshohet se ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, Artan Sekiraqën në Dole të Francës, në krahinën e Juras në Francë.
Policia e kapi të dyshuarën afër hotel “Adrias” në Prishtinë, e cila kishte ikur nga Franca pas kryerjes së krimit, raporton IndeksOnline.
Në raportin e policisë, çifti vlerësohej si agresiv dhe problematik. Familja e të vrarit kishte jetuar në Besançon, nga viti 2011 deri në vitin 2014 dhe më pas në Venissieuc në periferi të Lyon, përpara se të shkonte në Mulhouse në vitin 2015.
Kjo lëvizje e tyre kishte ndodhur për shkak të ndërrimit të shkollës së fëmijëve.