Vrau me armë zjarri 48-vjeçarin pas konfliktit, arrestohet i dyshuari në Krujë

Prishtinë | 11 Pri 2026 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar 33-vjeçarin Eduart Afmataj i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit Artur Çangu, gjatë një konflikti për motive të dobëta në fshatin Verjon të Krujë.

Sipas policisë, pas ndjekjes kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në zonën e quajtur “Bruz-Mal”, shkruan Euronewsal.

33 vjeçari Afmataj banues në Verjon, dyshohet se një ditë më parë ka qëlluar me armë dhe ka vrarë shtetasin Çangun duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme