Vrau qenin e fqinjit pasi i hyri në oborr dhe ia sulmoi familjarët

Prishtinë | 19 Mar 2024 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Një burrë ka njoftuar policinë se në oborrin e fqinjit të tij kishte gjetur qenin e vrarë nga arma e zjarrit.

Sipas raportit, i dyshuari kishte njoftuar se qeni i ankuesit kishte hyrë në pronën e tij në oborr duke ja sulmuar familjaret dhe ja kishte mbytur (ngulfatur) qenin e tij.

“I dyshuari me pas ka reaguar duke mare pushkën e tij te gjuetisë për të cilën posedon leje dhe e ka goditur me një fishekë në drejtim të qenit, duke eliminuar rrezikun. Si pasojë e kësaj, qeni ka mbetur i ngordhur. Arma dhe një gëzhojë janë sekuestruar”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lështë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në fshatin Race të Gjakovës.

Të ngjashme