Ka nisur hetimi në itali për policin që qëlloi për vdekje shqiptarin pas një ndjekje në autostradë pasi ai bashkë me të tjerë kishinn grabitur një makinë.
Prokuroria italiane ka hapur një proces hetimor ndaj ngjarjes ku humbi jetën 42 vjeçari shqiptar T.J gjatë ndjekjes nga policia, pasi kishte grabitur një makinë së bashku me dy persona të tjerë.
Prokuroria italiane ka vënë nën hetim policin italian që natën e 2 prillit qëlloi për vdekje shqiptarin.
Akuza ndaj tij është vrasje e qëllimshme dhe është një akt i detyrueshëm deri sa të zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes.
Gjatë ditës së sotme do të kryhet dhe autopsia e trupit të viktimës e cila do të jap më shumë detaje mbi version e fakteve të referuara nga policia italiane.
Komandanti i repartit policor të komunës së Batipaglias ku bën pjesë polici që qëlloi me armë, i ka dorëzuar prokurorit të cështjes Federico Nesso, një dokumentacion të detajuar mbi ngjarjen.
Sipas versionit të policit italian, goditja e tij me armë ka qënë e pa qëllimshme.
42 vjeçari shqiptar pasi ka braktisur makinën së bashku me 2 bashkëpunëtorë, janë larguar në këmbë nga autostrada drejt një qëndre të banuar.
Sipas policit italian gjatë ndjekjes shqiptari është kthyer me fytyrë për të parë ata që po e ndiqnin , ka ngritur një krah lart gjë që e ka detyruar policin të vihet në pozicion mbrojtje duke menduar se shqiptari ishte i armatosur.
Gjatë lëvisjes polici italian është rrëzuar e në mënyrë aksidentale sipas, tij është shkrehur pistoleta që mbante në dorë.
Plumbi ka qëlluar 42 vjecarin shqiptar T.J poshtë sqetullës, ka përshkuar gjoksin duke kaluar në anën tjetër të trupit, shkruan ora news, transmeton Klan Kosova.
Shqiptari është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Salermos dhe në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka ndërruar jetë. 42 vjecari shqiptar ka qënë i pa armatosur,
42 vjecari T.J rezulton banues në komunëm e Marcianeses në provincën e Kazertas e policia italiane është në kërkim të familjarëve apo të njohurve të tij.