Në kuadër të festivalit tradicional të vjeljes së rrushit në Rahovec “Hardh Fest”, ku mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, janë ndarë mirënjohje për vreshtarët më të mirë, raporton Ekonomia Online.
Ato u ndanë nga drejtori i festivalit, Agron Sokoli, dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Si vreshtarët më të mirë u dekoruan Moni Ejupi , Edon Haxhimustafa, Dardan Ejupi, Bilall Dërguti, Fisnik Shala e Blerim Shala.
Ndërsa, mirënjohje u nda edhe për partnerin e festivalit, Stone Castle, dhe sponsorin Bodrumi i Vjetër.
Komuna i dekoroi edhe themeluesin e Hardh Fest, Bekim Hoxha, dhe përfaqësuesin e Shoqatës së Vreshtarëve, Beharadin Mustafa.
Gjatë këtij festivali, ministri Peci tha se fermerët dhe vreshtarët e Rahovecit deri më tani kanë përfituar mbi 21 milionë euro përmes programit të subvencioneve dhe granteve, ndërsa për këtë festival, Ministria e Kulturës në tri vitet e ardhshme, ka dedikuar 182 mijë euro.