Vriten 12 persona në një lokal në Meksikë

Prishtinë | 16 Tet 2022 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Të pakët 12 persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një bar të Meksikës.

Sipas një deklarate të sekretarit për Sigurinë e Qytetarëve, ende nuk dihet kush ishin personat e armatosur, ndërsa autoritetet janë në kërkim të tyre, raporton CNN.

Mjekët konfirmuan vdekjen e gjashtë burrave dhe gjashtë grave pasi mbërritën në vendngjarje.

Kjo është vrasja e dytë masive në më pak se një muaj në shtetin e Guanajuato, i cili është tronditur vitet e fundit nga luftërat brutale në terren midis bandave rivale të drogës, transmeton KlanKosova.tv.

Të ngjashme