Trembëdhjetë oficerë dhe hetues policie të Meksikës janë vrarë gjatë një prite derisa po udhëtonin në një rajon rural. Siç raporton the Guardian, zyrtarët u vranë në Coatepec Harinas, 125 kilometra në jug-perëndim të Meksikës, gjatë së enjtes.
“Kjo është fyerje ndaj shtetit meksikan dhe ne do përgjigjemi me forcë të plotë dhe me mbështetje të ligjit”, ka deklaruar sekretari i sigurisë së shtetit të Meksikës, Rodrigo Martinez-Celis.
Zyra e Prokurorit ka thënë se oficerët ishin duke u nisur për të luftuar grupet kriminale.