Një zyrtar afgan ka thënë se militantët kanë sulmuar një post të sigurisë në provincën perëndimore të Farah, duke vrarë nëntë ushtarë dhe duke lënduar katër të tjerë.
Zëdhënësi i provincës, Naser Mehiri, ka thënë se sulmi ka filluar dje dhe ka përfunduar pas tri orëve luftime me armë zjarri.
Avionët ushtarakë afganë, ishin përfshirë në këto luftime duke vrarë 17 luftëtarë talibanë, ka shtuar Mehiri.
Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, pasi forcat qeveritare të mbështetura nga perëndimi në Kabul, po bënin përpjekje për të luftuar kryengritësit pas largimit të forcave të NATO-s, në vitin 2014-të.