Të paktën 25 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës kanë vdekur gjatë një vale të dhunës në shtetin Jalisco pas vrasjes së një bosi të drogës, tha ministri i Sigurisë.
Trazirat kanë shpërthyer në të paktën 20 shtete meksikane që nga dita kur Nemesio Oseguera Cervantes – i njohur më shumë si “El Mencho” – vdiq në ndalim të dielën pak pasi ishte kapur nga forcat speciale meksikane, raporton televizioni BBC.
Meksika ka dërguar 2.500 ushtarë në perëndim të vendit për ta përforcuar sigurinë, tha të hënën sekretari i Mbrojtjes, Ricardo Trevilla.
Karteli i Gjeneratës së Re të Jalisco-s (CJNG) është njëra nga organizatat më të frikshme kriminale në Meksikë dhe udhëheqësi i saj ishte personi më i kërkuar në këtë shtet para se të vdiste të dielën.
“El Mencho” u kap të dielën, pasi forcat meksikane përcollën një partnere romantike që ai do ta takonte, sipas sekretarit të Mbrojtjes.
Ai ishte lënduar seriozisht gjatë një shkëmbimi të zjarrit mes truprojave të tij dhe komandove ushtarake që ishin dislokuar për ta kapur.
“El Mencho” vdiq gjatë kohës kur ushtria po e transportonte nga qyteza Tapalpa drejt kryeqytetit Mexico City.