Tetë roje afgane të sigurisë janë vrarë në provicën Parvan të Afganistanit.
“Rojet e bazës ajrore Bagram kanë humbur jetën pasi makina e tyre është sulmuar nga persona të armatosur”, tha zëdhënësi i qarkut Bagram, Abdul Shokoor Qudosi.
Sipas tij, sulmi ka ndodhur rreth një kilometër larg bazës.
Përgjegjësinë nuk e ka marrë ende askush.
Baza ajrore Bagram është baza më e madhe ushtarake e SHBA-së në Afganistan dhe është shpesh cak për sulme.
Në nëntor të vitit të kaluar, një sulm vetëvrasës brenda bazës ka lënë të vrarë dy ushtarë amerikanë dhe dy kontraktorë të tjerë.