Vriten tre marinsa amerikanë

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 15:10 | Nga

Të paktën 30 ushtarë u vranë në një sulm të madh taliban në një bazë kombëtare të sigurisë në Afganistan, njoftojnë zyrtarët.

Por, militantët talibanë kanë pohuar se tre marinsa amerikanë u vranë në këtë sulm, i cili u krye në orët e hershme të së mërkurës, edhe pse pohimi i tyre nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Sulmi, në qytetin Kakhrez në provincën Kandahar – në zonën qendrore të kryengritjes ekstremiste la të plagosur edhe 13 ushtarë tjerë, ka thënë zëvendësministri i Mbrojtjes i Afganistanit, Mohammed Radmanish.

Raportohet se militantët ia dolën të rrëmbejnë armë dhe automjete nga baza ushtarake gjatë sulmit të shpejtë, edhe pse sipas gjeneralit Imam Nazar përforcimet kanë arritur t’i mposhtin militantët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme