Vritet gjatë një tubimi kandidati për president të Ekuadorit

Prishtinë | 10 Gus 2023 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Kandidati në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Ekuadorit, i cili ka bërë fushatë kundër korrupsionit dhe bandave, është qëlluar për vdekje në një tubim elektoral.

Fernando Villavicencio, anëtar i asamblesë kombëtare të vendit, u sulmua teksa po largohej nga ngjarja në kryeqytetin, Quito, të mërkurën.

Ai është një nga kandidatët e paktë që pretendon lidhje mes krimit të organizuar dhe zyrtarëve qeveritarë në Ekuador.

Pas atentatit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Ekuador ka qenë historikisht një vend relativisht i sigurt dhe i qëndrueshëm në Amerikën Latine, por një rritje e kohëve të fundit e krimit të dhunshëm – e nxitur nga prania në rritje e karteleve të drogës – ka qenë një çështje qendrore në fushatën presidenciale të këtij viti, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Dëshmitarët thanë se Villavicencio, një kongresmen në detyrë dhe ish-gazetar, u qëllua tre herë.

Një anëtar i ekipit të tij të fushatës tha për mediat lokale se 59-vjeçari po hipte në një makinë kur një burrë doli përpara dhe e qëlloi në kokë.

Të ngjashme