Një person është ekzekutuar me armë zjarri në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:50 pranë rrethrrotullimit të fshatit Sheq.
Mësohet se viktima është qëlluar brenda makinës së tij, dhe si pasojë e plumbave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Viktima është identifikuar si Shkëlzen Kastrati, rreth 40 vjec, dhe udhëtonte me një automjet ‘Benz ML’ me targa AB 871 AN.
Ndërkohë pas krimit bëhet e ditur se autori është larguar me një makinë. Ndërsa policia ka ngritur postblloqe të shumta për të kapur autorin.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar një grup ekspertësh të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje tronditëse.