Edhe një tjetër kosovar, luftëtar i ISIS-it është vrarë në Siri. Gazeta Express merr vesh se D.S nga Mitrovica është vrarë këto ditë në Siri. Kosovari mbeti i vrarë gjatë luftimeve të fundit në Mosul.
I riu nga Mitrovica nuk ishte kosovari i vetëm që ka marr pjesë në këtë përleshje mes grupeve terroriste në Mosul. Dyshohet se edhe shtetas tjerë nga Kosova kanë qenë të përfshirë në luftime, në përkrahje të ISIS-it. Por, ende nuk ka informacione për fatin e tyre.
Familja e të ndjerit tashmë ka hapur të pame në vendin e tij të lindjes, në Mitrovicë.
Ndryshe, numri i kosovarëve të vrarë në luftime në Siri e Irak ka kaluar mbi 50 sosh. Derisa, sipas autoriteteve të sigurisë në Kosovë, numri i pjesëmarrësve në ISIS nga vendi ynë e kalon mbi 300 pjesëtarë kosovarë.