Vritet nga polici pasi që i kishte thirrur 911 për të raportuar një rast

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 11:28 | Nga

Një grua australiane, e cila po jetonte e fejuar në Minesota të SHBA-së dhe do të martohej muajin e ardhshëm, është qëlluar me armë për vdekje nga policia, pasi që e kishte thirrur 911 për ta raportuar një rast zhurme prapa shtëpisë së vet.

Justine Damond, 40-vjeçare, u vra të shtunën në mbrëmje nha një oficer i policisë i cili po i përgjigjej thirrjes së saj, sipas Star Tribune, transmeton Express.

Ai dhe policë të tjerë kishin mbërritur në shtëpinë e saj gjysmë ore para mesnatës – duke kërkuar ndonjë sulmues të mundshëm – pasi që ajo kishte pohuar se kishte dëgjuar zëra pas shtëpisë së vet, raporton kjo gazetë.

Burime familjare me incidentin kanë thënë se oficerët ishin konfrontuar nga Damond, e cila ishte në pizhame, sapo kishin mbërritur te shtëpia e saj.

Dhe teksa ajo kishte tentuar të fliste me policin e ulësen e shoferit, oficeri tjetër e kishte nxjerrë papritur revolen duke shtënë mbi të.

Policia ka dhënë shumë pak detaje rreth rastit dhe ka zbuluar se kamera në trupin e policit nuk kishte qenë e ndezur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme