Vritet një fëmijë në Vlorë

Vlorë | 10 Sht 2018 | 18:18 | Nga

Një fëmijë në Vlorë ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore të Novoselës.

Fëmija është gjetur nga babai i tij me plagë të rënda brenda ambienteve të shtëpisë.

Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës por ka qenë e pamundur që i mituri të shpëtohej, raporton Syri.net.

Burime nga policia thanë se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Ende nuk dihet nëse është ngjarje e qëllimshme apo aksidentale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme