Vritet një mashkull dhe plagoset një femër në Prishtinë

Prishtinë | 24 Nën 2017 | 08:36 | Nga

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit. Nëpërmjet një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se në këtë rast ka mbetur e plagosur edhe një femër e moshës 19-vjeç. Sipas policisë një i dyshuar është identifikuar dhe është duke u punuar në kapjen e tij.

Më poshtë gjeni njoftimin për media të policisë:

Sot rreth orës 02:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat:

N. S , 33 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar,
R. C, 19 vjeç, femër, shtetase Kosovare , (e lënduar lehte)
të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (N.S), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 04:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.

Aktualisht policia ka arrite që të identifikoj një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.

Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme