Një person është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë janë plagosur rreth orës 20:00 në Baks të Skenderajt.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Sipas medieve, vrasjes i ka paraprirë një konflikt verbal.
Rastin e ka konfirmuar për InLajmin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
Pllana tha se nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur tre persona, ku njëri nga ta nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sipas saj, dy të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.