Vritet një person në Dumosh të Podujevës

| 28 Nën 2016 | 11:12 | Nga

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dumosh të Podujevës, trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur sot në rrugën rajonale Shajkovc- Batllavë.

Komandati i policisë, Bekim Bislimi e ka konfirmuar këtë vrasje, ai ka thënë se trupi i pajetë i një personi është gjetur skaj rrugës dhe se Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet. Sipas burimeve të RTK-së viktima është Shukri Podvorica 45 vjeçar .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme