Një person është gjetur i vdekur në Krushë të Vogël, viktima në fjalë dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.
Rreth orës 06:30 minuta Policia e Rajonit të Prizrenit ka pranuar një informacion se një person ishte gjetur i shtrirë në rrugën pranë një pompe të karburanteve në afërsi të Stacionit Hekururodhor në Krushë të Vogël, transmeton Indeksonline.
“Njësite relevante policore po merren me hetimin e rastit. Zyrtarët e emergjencës që ishin në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se viktima dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe as kush ka mundur ta ketë kryer vrasjen”, thuhet në komunikatën për media