Vritet një vajzë gjashtë vjeçare dhe plagosën pesë të rritur në Uashington

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë gjashtë-vjeçare u vra dhe pesë të rritur u plagosën në një të shtënë në Uashington, thanë zyrtarët.

Incidenti ndodhi të premten në mbrëmje në pjesën juglindore të qytetit, raporton thenewyorktimes.

Vajza e plagosur u transportua në spital, por më vonë iu nënshtrua plagëve të saj.

Tre burra dhe dy gra u plagosën në të shtënat, por ato nuk janë në rrezik për vdekje, tha një përfaqësues i policisë.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me çështjen gjersa hetimet po vazhdojnë.

Të ngjashme