Një tabelë me shkrimin “Vrojtuesit e lagjes” është vendosur në një ndër pjesët më të frekuentuar të kryeqytetit, rruga “Rexhep Luci”, tek Kino ABC, raporton Ekonomia Online.
Përmes kësaj tabele synohet të ngritët bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe qytetarëve. Këta të fundit inkurajohen të raportojnë tek numri 192 i Policisë së Kosovës.
“Vazhdoni të raportoni aktivitetet të dyshimta te Policia e Kosovës në 192”, shkruhet në këtë tabelë.
Ky projekt është i mbështetur nga DoI-ICITAP (Instrument i Departamentit te Drejtësisë të SHBA).
Koncepti i ri për sigurinë në lagjet e qytetit, i quajtur “Vrojtuesit e lagjes”, ishte jetësuar në fillim të këtij viti në Pejë.
Si duket ky projekt do të shtrihet në të gjitha qytetet e Kosovës.