Vuçeviq: Situata në Kosovë është ende shumë e tensionuar, Kurti nuk është njeri i marrëveshjeve

Prishtinë | 26 Nën 2022 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri serb I mbrojtjes tha sot se situata në Kosovë është ende shumë e tensionuar, sepse ka shumë pyetje të hapura dhe se shpreson që përgjigjet të kërkohen në formë të dialogut.

“Serbët janë të shqetësuar sepse nuk dihet se cili është hapi i radhës për Kurtin, një njeri që ka treguar se merr vendime jo shumë racionale dhe se nuk është njeri i marrëveshjeve”, tha ministri serb për mediat serbe, “Vuçiq i shikoi me mençuri letrat e kundërshtarit dhe e dinte se kur po bënin bllof, ndaj mbetën targat e KM”.

Vuçeviq tha se Serbia “gjithmonë zgjedh sa herë që ka qoftë edhe një milimetër hapësirë, të kërkojë zgjidhje përmes dialogut, që nuk do të thotë se do të gllabërojë gjithçka, përkundrazi, por ne duam të parandalojmë luftërat dhe konfliktet”.

Siç tha ai, “ushtria jonë është e guximshme dhe e vendosur për të përmbushur të gjitha detyrat që i merr nga kreu i shtetit, por Serbia gjithmonë kërkon që zgjidhja të arrihet me dialog, marrëveshje, kompromis”.

“Dëshiroj që serbët në Kosovë si dhe kudo që jetojnë, të jenë të sigurt dhe paqësor. Që të mos kemi luftëra, që politikanët të flasin sa të kenë nevojë pa asnjë kufizim kohor,” tha Vuçeviq.

Ai theksoi se është e nevojshme që Serbia të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse, se duhet të forcojë ushtrinë serbe, të ketë një numër më të madh të oficerëve dhe nënoficerëve, në radhë të parë ushtarë.

“Gjykata Supreme është pengesa më e fortë kundër të gjithë atyre që nuk kanë qëllime të mira ndaj vendit tonë”, tha Vuçeviq.

Të ngjashme