Vuçiç: Marrëdhëniet e mira me ShBA-të, të rëndësishme për Serbinë

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 15:00 | Nga

Kryeministri i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit me zv/ndihmës sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee, deklaroi se dy vendet janë dakord se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor është prioriteti më i rëndësishëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Vuçiq në konferencën e përbashkët për gazetarë tha se stabiliteti vetëm siguron ekonomi më të mirë, rritje më të madhe, më shumë investime dhe eksport më të mirë.

Ai vlerësoi se marrëdhëniet bilaterale mes Serbisë dhe SHBA-ve janë të mira, duke theksuar se “për ne është me rëndësi të jashtëzakonshme që të kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me këtë vend”.

Vuçiq po ashtu theksoi se ka lajmëruar bashkëfolësin tij për pasojat e zgjedhjes së mundshme të Ramush Haradinajn si kryeministër të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme