Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se bisedimet e ardhshme me përfaqësuesit e Kosovës në Berlin, me iniciativën e Gjermanisë dhe Francës, “nuk kanë të bëjnë me ndonjë zgjidhje të Kosovës”.
Sipas tij, temë e takimeve në samitin e Ballkanit Perëndimor që mbahet më 29 prill do të jetë çështja e taksës dhe vazhdimi i dialogut.
Kreu i shtetit serb për numrin e sotëm të gazetës “Alo” tha se “asnjë zgjidhje nuk është në horizont kur bëhet fjalë për Kosovën”.
“Ne presin bisedime të vështira me zyrtarë shqiptarë, nuk do të jetë e lehtë me Merkel dhe Macron, por kjo nuk ka të bëjë me ndonjë zgjidhje për Kosovën. Do të flitet për taksën dhe nëse do të ketë një vazhdim të dialogut. Asnjë zgjidhje nuk po duket. Kjo është një nga gënjeshtrat që nuk do të isha veçanërisht e shqetësuar”, tha presidenti i Serbisë.
Ai gjithashtu deklaroi se “së shpejti” edhe Parlamenti serb do të diskutojë për Kosovën.
Më 29 prill në samitin e Ballkanit Perëndimor në Berlin do të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj, presidenti serb, ALeksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq si dhe presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta dhe Edi Rama.