Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili e ka uruar për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Siç raportojnë mediat serbe, Putin i uroi Vuçiqit sukses në pozitën e tij përgjegjëse si kreu i shtetit serb, derisa u shpreh i bindur se Serbia dhe Rusia “do të ruajnë marrëdhënie vërtetë miqësore”, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë bisedës sipas mediave serbe, Vuçiq tha se “Serbia do të vazhdojë të ndjekë politikën e rrugës evropiane, duke ruajtur marrëdhëniet e sinqerta dhe tradicionale miqësore me Federatën Ruse”.