Milena Popovic ka treguar se si e ka lëshuar sallën e kuvendit të Serbisë në të cilën Vuçiq po mbante fjalim, pasi e kishte kuptuar se në të njëjtin ambient gjendet edhe Milan Radojçiq, i dyshuari për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Popovic i kishte thënë dje agjencisë Beta se ka disa arsye për të cilat ajo s’dëshiron të flasë, e për shkak të së cilave ajo nuk dëshiron që të ulet në të njëjtën hapësirë me Milan Radojçiq.
“Hetimi për vrasjen e burrit tim është një proces shumë i komplikuar. E di që trupat hetimore janë duke punuar për zgjidhjen e këtij rasti, dhe plotësisht besoj që dorasit dhe organizatorët e vrasjes së Oliver Ivanoviqit do të zbulohen”, kishte thënë ajo.
Kjo ka bërë që televizioni serb N1 të provojë të kontaktojë Milena Popovicin, gruan e Oliver Ivanoviq, për ta pyetur nëse ka diçka të re lidhur me rastin, meqë ajo s’ka pranuar të qëndrojë në të njëjtën sallë bashkë me Milan Radojçiq.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamje ku i dyshuari për vrasjen e Oliver Ivanoviqit shihet në kuvendin e Serbisë teksa dëgjon fjalimin e Vucicit dhe e duartroket.
Aty pranë tij është edhe ministri i Qeverisë Kurti, Goran Rakiq, dhe zyrtarë të tjerë të Listës Serbe.