Vuçiq e do Kosovën në “mini-shengen” pa çështjet statusore

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Steva Pendarovski tha sot në Beograd se “Mini Shengeni” është nismë rajonale në ekonomi e tregti, por nuk është alternativë për hyrje në BE dhe është i bindur që në këtë nismë të jenë të gjitha anëtaret e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor dhe që vendet e rajonit të sillen pa presione nga jashtë si europianë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u shpreh se Serbia e do Prishtinë në “shengenin e vogël” pa çështjet statusore, që sipas fjalëve të tij që ka ndërmarrë rajoni është nisma më e mirë.

Pas takimit me homologun maqedonas Pendarovski theksoi se Serbia dhe Maqedonia e Veriut, përveç dallimeve rreth pavarësisë së Kosovës, nuk kanë çështje tjetër të hapur.

Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski ndodhet për vizitë zyrtare në Beograd, transmeton Koha.net raportimin e mediave të Beogradit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme