Aleksnadër Vuçiqi ka komentuar marrëveshjen e arritur sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me situatën e fundit në veriun e Kosovës.
B92serb, citon Vuçiqin të ketë thënë se me këtë marrëveshje ‚ROSU tërhiqet nga veriu dhe aksione të tilla nuk do të përsëriten më‘, përkthen Periskopi.
Ai ka thënë se bashkë me ROSU-në do të ‘hiqen edhe barrikadat në kufi‘.
„Tërheqja e ROSU-së është një indikatorë se aksione të tilla nga shqiptarët do të hasin në rezistencë nga popullata serbe. Kthimi i KFOR-it në pajtim me Rezolutën 1244 është shenjë se mund të garantohet siguria për serbët në Kosovë‘, ka thënë ai.
Vuçiqi ka thënë se Serbia konfirmon se e ka pranuar marrëveshjen në Bruksel, ashtu siç ka deklaruan edhe nga Bashkimi Evropian për ‚de-eskalimin e situatës në veri‘.
„Mendoj se kemi arritur një kompromis dhe jam i lumtur sepse është i rëndësishëm sa i përket anës tonë“, tha Vuçiqi