Vuçiq: Gjërat janë më të komplikuara sesa që mendon Kosova, duhet ta ndryshojnë qëndrimin e tyre

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Prishtina duhet të ndryshojë qëndrimin e saj kur thotë se zgjidhja e vetme është që Serbia të njohë Kosovën.

Në Forumin e Sigurisë në Beograd i cili është duke u mbajtur virtualisht, Vuçiq tha se Prishtina duhet ta kuptojë se është e nevojshme të zbatohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, edhe ato në Bruksel.

Ai theksoi se vetëm në atë mënyrë mund të gjendet një zgjidhje kompromisi dhe nuk ka asnjë alternativë për kompromisin. Siç thekson ai, duhet të kuptohet pozicioni i Beogradit dhe pozicioni i serbëve në Kosovë, por kjo nuk do të thotë se Serbia nuk është e gatshme për një zgjidhje kompromisi me Kosovën.

Të ngjashme