Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka ftuar Berlinin zyrtar, që para se të merr vendime për Serbinë, të tregojë një respekt të tillë për këtë vend si dhe të dëgjojë atë që Beogradi mendon dhe dëshiron, “siç bën Serbia edhe me ata që në të kaluarën e kanë shtypur”.
Vuçiq e tha këtë gjatë vënies së gurthmelit për ndërtesën e re të Ambasadës Gjermane në Beograd, transmeton Klan Kosova.