Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka treguar se me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ka biseduar për shumë çështje që po përballet Serbia, por me theks të veçantë atë të çështjes së madhe që ka me Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Vucic ju është ankuar Putinit ne lidhje me vendimet e reja që ka marrë Kosova, taksë ne padrejtë siç e quan ai, dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës që ka ndodhur me 14 dhjetor të vitit të kaluar.
Ai ka treguar se për të gjitha këto ka marrë mbështetjen nga Putin, dhe ka treguar se Serbia nuk do të poshtërohet kurrë, transmeton Gazeta Metro.
“Kam njoftuar Putinin për të gjitha ato që po ndodhin në mes Serbisë dhe Kosovë, e kam njoftuar për taksën e padrejtë, për të ashtëquajturën Ushtri të Kosovës, vendime këto që padrejtësisht po bëhen ndaj Serbisë, unë kam marrë përkrahjen e Presidentit Putin në lidhje me të gjitha këto dhe i kam treguar se Serbia nuk do të poshtërohet kurrë”, tha Vucic, transmeton Gazeta Metro.
Krejt në fund ai ka treguar se në maj do të jetë në Rusi.