Presidenti i Serbisë, AleksandërVuçiq ka reaguar rreth deklaratave thumbuese të kryeministrit, Ramush Haradinaj,ndaj përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi dje se kjo zyrtare evropiane ka “mbytur” dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa, në mbrojtje Mogherini i ka dal Vuçiq, i cili, ka hedhur poshtë pretendimet e Haradinajt se shefja e diplomacisë evropiane është fajtore për situatën e krijuar të dialogut, transmeton Indeksonline
“Sigurisht se nuk ishte fajtore.Për bisedimet ndoshta mund të fajësohemi unë dhe Prishtina”, u shpreh ai.
Megjithatë, Vuçiq shprehu skepticizëm se Qeveria e Kosovës do të ‘dorëzohet’ në të ardhmen sa i përket çështjes së taksës.
“Shpresoj se do të ketë një mirëkuptim më të madh në të ardhmen dhe Prishtina ta kuptojë se masat e dhunshme dhe të paligjshme nuk mund të jetë çdo gjë për të arritur ndonjë qëllim”, u shpreh ai.
Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqësueses së lartë të BE-së,Feredica Mogherini, lidhur me debatin për çështjen e kufirit.
“Mendojë që zonja Mogherini e ka mbyt dhe e ka ç’rregullu dialogun nga një dialog për normalizim e ka kthy në njëdialog për territore. I ka shkaktu dëm rajonit tonë. Është për keqardhje pas njëinvestimi të madh të BE-së që me lej një çrregullu qëndrimi i saj i papranueshme”, është shprehur ai.
Rikujtojmë se shefja e diplomacisë evropiane,Federica Mogherini, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të kufijvemidis Kosovës dhe Serbisë, por ka theksuar se një korrigjim i mundshëm, nuk dotë duhej të jetë i bazuar përmes vijave etnike. /Indeksonline/