Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk është optimist se do të arrihet ‘zgjidhja përfundimtare’ për Kosovën, por se është i gatshëm për ‘vendime të vështira’.
Duke folur rreth tërheqjes së njohjeve nga disa shtete, Vucic ka thënë se nuk dihet numri i saktë dhe se “i frikohet euforisë se të gjitha problemet i kemi zgjedhur”. ndonëse “po punojnë me përgjegjësi e përkushtim”.
“Lus qytetarët të mos mendojnë se për shkak të kësaj situata me Kosvën është e lehtë. Duhet të keni parasysh interesat e shqiptarëve dhe interesat e fuqive të mëdha të cilat janë kontradiktore”, ka thën Vucic në RTS.
Duke folur rreth deklaratës së Thaçit se “këmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë” dhe se për këtë kanë mbështetje nga ShBA-të e Rusia, Vucic ka thënë se më parë duhet zgjidhur disa “çështje më të rëndomta”.
Ai ka thënë se është për zgjidhje me kompromis, sepse kjo “për popullin tonë është me rëndësi ventimtare, por për çfarë të flasim, deri sa endei kemi taksat.
Vucic ka thënë se nuk është optimist se do të arrihet “zgjidhja përfundimtare”, por ka theksuar se kjo nuk do të thotë se nuk shpreson që kjo të ndodhë dhe se do investojë gjithçka që mundet që zgjidhja të arihet.
I pyetur se e e mbështet Rusia ndarjen e territorit të Kosovës si zgjidhje, Vucic ka përsëritur se më parë duhet zgjidhur çështjen e taksave.