Vuçiq i kënaqur që Gjukanoviq shkon në Tiranë

Prishtinë | 20 Dhj 2019 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq do të marrë pjesë në një takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, për të diskutuar nismën e quajtur “Mini-Shengeni”.

Homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq thotë se është i kënaqur me pjesëmarrjen e Gjukanoviqit në këtë takim dhe shpreson që nisma, në të cilën deri tani janë: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të zgjerohet.

Në takimin që bën bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor nuk do të jetë e pranishme Kosova.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka refuzuar ftesën e nikoqirit të këtij takimi, kryeministrit shqiptar Edi Ramës.

Në të njëjtën kohë, mungesa e kreut të diplomacisë evropiane, Joseph Borel dhe “çështja se jo të gjithë në Bruksel janë të lumtur për këtë iniciativë rajonale”, Vuçiq nuk e sheh si problem dhe thekson se “ata në BE as nuk na pyesin se a na pëlqenjë disa vendime që i marrin”, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme