Vuçiq i kërkon Amerikës që ta paralajmërojë Kosovën për taksën dhe ushtrinë

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin amerikan në Serbi, Kyle Scott me të cilin diskutoi për situatën në Kosovë.

Kreu i shtetit serb ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përdorin ndikimin politik dhe ta paralajmërojë Kosovën pasi siç tha ai “lëvizjet e saj kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”.

“Këmbëngulja e Prishtinës për taksat rreth mallrave nga Serbia qendrore dhe për më tepër formimi i të ashtuquajturës” Ushtria e Kosovës “shkakton shqetësim të madh për Serbinë për të ardhmen e popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiq.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që më 15 dhjetor të mbahet seanca ku do të votohet për formimin e ushtrisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme