Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se është i gatshëm për të luftuar për, për siç ka thënë, sovranitetin dhe autonominë e Serbisë.
Ai ka thënë se këtë do ta bënte pavarësisht çmimit që do ta paguante, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
“Askush nuk e do Serbinë më shumë sesa ne”.
I pyetur nëse Serbia ka gjetur rrugën historike në mes të fuqive të mëdha dhe interesave të saja dhe më tej rrugën për ta mbrojtur vetë, Vuçiq ka thënë: “Njerëzit në Serbi duhet ta dinë se atmosfera me të cilën ju prijmë politikës së jashtme dhe asaj të brendshme nuk është e lehtë dhe e thjeshtë”.
“Kur ata shohin presion nga anë të ndryshme, kjo bëhet sepse përfaqësuesit e këtyre vendeve përfaqësojnë interesat e vendeve të tyre, jo sepse ata e duan Serbinë”, është shprehur ai.