Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tV Pink ka folur për gjendjen në Kosovë dhe aktiviteteve rreth saj që po zhvillohen në Beograd.
“Me faktin që flitet se e gjitha është jona ose e tyre, nuk do të arrijmë kurrfarë marrëveshjeje. Mund të themi se Kaçaniku është fshat i mrekullueshëm serb, por atje, për kokë banori, jetojnë më shumë pjesëtarë të ISIS-it apo të Al Kaidës se sa kudo tjetër në botë”, tha ai dhe pyeti:
Sa nga ju jeni të gatshëm t’i dërgoni fëmijët për të luftuar me ta?
“Ne në Kosovë jemi diku 5-6 për qind, ndërsa në jug të lumit Ibër rreth 2 për qind. Për këtë jemi fajtor edhe ne,e dhe për shkak të gjitha gjërave që kanë ndodhur në vitet e 90-ta, por edhe për shkak se pas kësaj nuk kemi luftuar për popullin tonë. Vetëm se jemi dhënë pas rezolutave dhe e kemi hequr nga Kombet e Bashkuara … Këto gabime duhet t’i kuptojnë njerëzit , gabime gjithmonë paguhen gjatë historisë”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar se as Gjermania nuk mund ta kërkojë Kaliningradin, që ka qenë Keninzberg gjerman, e po ashtu as Strasbourgun, sinonim i Goethes, që tash është në Francë.