Vuçiq: Kam frikë nga masat e përshkallëzuara të Kurti

Prishtinë | 22 Sht 2023 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një interviste në televizionin amerikan Newsmax, ka thënë se i frikësohet shumë masave të përshkallëzuara të marra së fundmi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe tha se Beogradi pret një “sinjal të qartë” nga administrata e SHBA-së dhe BE-së.

“Kam shumë frikë nga masat e përshkallëzuara të marra së fundmi nga Kurti dhe kam frikë se do ta bëjë sërish nesër, pasnesër, çdo ditë, po e bën vetëm për të provokuar serbët dhe nuk e di se çfarë. E pashë që reagoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, se reagoi BE-ja, por nuk u bë aq sa duhet për ta bindur Kurtin që të ndalojë provokimet e tilla”, u shpreh Vuçiq, duke komentuar tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kreu i shtetit serb theksoi se Kurti po i bën të gjitha këto vetëm për të provokuar serbët dhe theksoi se nuk e dinte, çfarë të presësh.

“E kam parë se sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka reaguar, se ka reaguar BE-ja, por nuk është bërë aq fort sa për ta bindur Kurtin që të ndalojë provokimet e tilla”, tha Vuçiq.

Të ngjashme