Vuçiq kërkon Asociacion “me kompetenca thelbësore”: Kur ta formoni, ne do ta zbatojmë pjesën tonë

Prishtinë | 20 Pri 2023 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka kërkuar Kosovës formimin e një Asociacioni “me kompetenca thelbësore”, duke e paraqitur këtë si parakusht që Serbia t’i zbatojë më pas detyrimet e saj, përcjell Gazeta Express.

Vuçiq ka postuar një video nga konferenca për media në llogarinë e tij në Instagram ku ka përsëritur se Serbia s’do të lëvizë nga qëndrimet e saj, si dhe se “nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

“Për ta shmangur ndonjë dilemë, përsërita se cili është qëndrimi i Serbisë dhe se do ta përmbushë atë, por që Serbia nuk do ta pranojë mbështesë e Kosovës në OKB. Sot bëhen 10 vjet nga Marrëveshja e Brukselit, ju formoni Asociacionin e Komunave Serbe me kompetenca thelbësore. Serbia e ka mbajtur gjithmonë fjalën edhe pas marreveshjes se Brukselit dhe nuk ka asnjë lojë për këtë”, ka thënë Vuçiq.

“Duhet ta përmbushni dhe vetëm kur ta përmbushni ne do ta përmbushim pjesën tonë. Sepse është një detyrim qe ekziston qe nga 19 prilli 2013. Sepse ne në Serbi presim që ju t’i përmbushni detyrimet tuaja dhe pastaj do të jemi të lumtur të nisemi në punë për të treguar se sa partnerë të besueshëm jemi dhe sa shumë duam të bëjmë atë që kemi premtuar”, ka thënë presidenti serb.

Të ngjashme