Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një konferencë për media ka kërkuar vazhdim të bisedimeve me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, derisa thotë se duhet provuar të ndërtohet pak mirëbesim, shkruan RTS, transmeton Gazeta Expres.
“Serbia kërkon bisedime me Prishtinën sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe sa më shpesh që të jetë emundur. Ne besojmë se çdo bisedë është lehtësuese, dhe është e rëndësishme të flasim për të gjitha çështjet, veçanërisht Asociacionin dhe energjinë, por të flasim dhe të provojmë të krijojmë pak mirëbesim mes nesh deh të mos futemi në situata ku ishim vetëm pak para një muaji”, ka thënë Vuçiq,
Tutje Vuçiq ka theksuar se këtë ja ka bërë edhe si kërkesë zyrtare emisarit sllovakut për dialogun, Miroslav Lajçak.
Vuçiq në fund ka thënë se “Beogradi është kurdoherë gati të bisedojë dhe se nuk e pranon tezën se është fajtor për ndonjë gjë lidhur me ndërprerjen e dialogut”.