Vuçiq: Kosova, tema e vetme nga e cila varet e ardhmja e Serbisë

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 17:40 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se kur ta prezantojë Platformën për Kosovën, do të përpiqet të bazohet në të ardhmen e jo në të kaluarën.

Pasi dëgjoi mendimet e përfaqësuesve të organizatave joqeveritare mbi aspektet politike të një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse të çështjes së Kosovës në kuadër të dialogut të brendshëm mbi Kosovën, Vuçiq në Beograd deklaroi se Serbia duhet të përpiqet të jetë realiste.

“Kur të prezantoj platformën, unë do të flas rreth asaj se çfarë do të ndodhë në të ardhmen nëse nuk ndryshojmë gjërat dhe do të përpiqem ta bazojmë në të ardhmen e jo në atë se sa e duam të kaluarën tonë. Por, kjo zgjidhje nuk do ta shkelë Serbinë dhe nëse jo, atëherë ndoshta ndonjë elitë tjetër politike do të jetë në gjendje të bëjë atë që ne nuk mund ta bëjmë sot”, tha Vuçiq, raporton AA.

Ai tha se Kosova është tema e vetme dhe se gjithçka tjetër janë rrëfime boshe.

“Ekonomia ecën mirë, njerëzit do të jetojnë më mirë, por nuk do të jetojnë më mirë sepse Kosova është tema e vetme. Nëse e zgjidhni këtë do të keni gjithçka”, ka thënë Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme