Vuçiq krah për krah Putinit në sheshin e kuq në Moskë

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 16:12 | Nga

Rusia ka demonstruar disa nga armët më të përparuara të saj, duke përfshirë edhe raketat bërthamore, gjatë një parade ushtarake në Sheshin e Kuq në nder të fitores së vitit 1945 mbi Gjermaninë naziste.

“Paqja është shumë e brishtë”, tha Vladimir Putin në fillim të paradës vjetore, ku pati edhe një shfaqje me fluturimine aeroplanit të ri SU-57, i vendosur kohët e fundit në Siri.

Rreth 27 milionë ushtarë dhe qytetarë sovjetikë vdiqën në Luftën e Dytë Botërore dhe ngjarja vjetore e Ditës së Fitores është një nga festat më të mëdha në vend. Në vitet e fundit, kritikët kanë akuzuar Kremlinin për përdorimin e festës për të nxitur një formë agresive të nacionalizmit.

Një tjetër pajisje ushtarake në shfaqje përfshinte raketën e re hipersonike të Rusisë, të njohur si Kinzhal, që Putini kohët e fundit e përshkroi si “të pamposhtur” dhe raketën balistike YARS, të cilat mund të bartin 10 koka bërthamore me një rreze deri në 7500 milje.

Në mesin e të ftuarve ishin kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Ndryshe, vizita e kryeministrit izraelit vjen vetëm një ditë pasi ushtria izraelite goditi disa caqe në Siri, që është aleat i Rusisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme