Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në margjinat e takimit të Berlinit të organizuar të hënën nga Gjermania dhe Franca.
Këto kritika të kryetarit të Serbisë kishin të bënin me taksën ndaj Serbisë e cila bashkë me procesin e dialogut Kosovë – Serbi ishin në fokus të samitit që i bëri bashkë në kryeqendrën gjermane liderët e Ballkanit Perëndimor, transmeton Klan Kosova.
“Ne ishim të befasuar nga ashpërsia me të cilën kanë folur para së gjithash shqiptarët e Kosovës por edhe ashpërsinë e sulmeve kundër Republikës Serbe. Shqiptarët thanë se duhet ta njohim Kosovën, nuk ka autonomi për serbët, nuk ka kompetenca ekzekutive për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe . U përpoqëm të vepronim me përgjegjësi”.
“Zaev është përpjekur të gjejë arsyetim për taksën antiligjore dhe që këtë veprim ta shpjegojë me mossuksesin e aplikimit për pranim të Kosovës në Interpol”, tha presidenti i Serbisë./klan