Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar që treni i nisur drejt Mitrovicës të kthehet prapa në Beograd, sikur ka thënë, ai për ta ruajtur qetësinë.
Në një konferencë për media, Vuçiqi ka thënë se drejt Mitrovicës është nisur një tren udhëtarësh e jo një tank.
Kryeministri serb nuk ka komentuar faktin që treni mban mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Treni, i nisur nga Beogradi, sipas raportimeve të medieve serbe, është ndalur në Rashkë të Serbisë që nga ora 16:30.