Vuçiq “nuk dëshiron ta fajësojë Millosheviqin, por Rezoluta 1244 nuk flet për Serbinë”

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 11:06 | Nga

Në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Serbia po përpiqet të nxjerrë sa më shumë që të mundet për vete në mënyrë që këtë “sjellje në rreth të konflikteve tona ta ndërpresim përgjithmonë”, ka deklaruar sot kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

“Po luftojmë që ta ruajmë paqen për fëmijët tanë”, ka thënë ai për tv pink duke shtuar se përpjekja për paqe nuk është qyqari sepse, ka shtuar, “armata jonë është dy herë më e fuqishme se para gjashtë vjetësh”.

Ai ka theksuar se në Kosovë nuk po luftohet kundër interesave të shqiptarëve, sepse me ta duam marrëdhënie të mira. Ka shtuar se Serbia ka armiq në disa vende perëndimore duke e përkujtuar Britaninë e Madhe që ka filluar iniciativën për ndalimin e debateve për Kosovën në Këshillin e Sigurimit.

“Po luftojmë pothuaj në kushte të pamundshme, do ta nxjerrim maksimumin për popullin tonë dhe të humbim sa më pak”, ka thënë ai.

Duke folur për Rezolutën 1244, Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron ta fajësojë Millosheviqin, por, ka shtuar, ajo nuk flet për Serbinë, ajo më shumë i përmend shqiptarët se serbët ndërsa sipas tij, për shkak të papërgjegjësisë është shkëputur Mali i Zi.

Vuçiq e ka akuzuar opozitën se askush nga ajo nuk po përpiqet që Kosova të jetë pjesë e Serbisë dhe se dikush ka filluar sulme kundër pushtetit në Beograd që po përpiqet për një zgjidhje në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme