Vuçiq paralajmëron ndryshim të qasjes në dialog me Kosovën, thotë se “pret lajme të këqija”

Prishtinë | 17 Mar 2024 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se do të ndryshojë “doktrinë dhe qasje” në dialogun me Kosovën.

Ai ka folur për gazetarë pas takimit me nxënës serbë nga Kosova, ku ka thënë se Serbia do ta ndryshojë qasjen në dialog.

“Kur dikush të mashtron një herë, kjo u ndodh njerëzve të mirë sepse i besojnë fjalës apo nënshkrimit të dikujt. Por, kur të mashtron për herë të dytë, ju mund të keni besuar tepër apo keni dashur të besoni. Nëse vazhdon kështu, atëherë nuk flitet për atë që të ka mashtruar, por se jeni budalla. Ne nuk jemi më aq budallenj”, ka thënë Vuçiqi, duke shtuar se mbetet i hapur për dialog por “më ndryshe”.

Siç raporton “Danas.rs”, presidenti serb ka thënë se në ditët në vijim e presin lajme të këqija Serbinë.

Të ngjashme