Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini në Berlin, ku do të mbahet më vonë Samiti për Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron.
Dhe pas takimit, përcjell Telegrafi, Vuçiq i është drejtuar gazetarëve ku ka thënë se kishte një bisedë të mirë me Mogherinin dhe se janë pajtuar plotësisht për rëndësinë e vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
Ai ka thënë se me Mogherinin kanë diskutuar një sërë temash, duke shtuar se ai i tha asaj se sapo të shfuqizohet taksa e vendosur nga Prishtina, Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun.
“Nuk dua të bëj një cirk politik. Ne duam të ruajmë stabilitetin, paqen dhe të fillojmë të zgjidhim ato probleme që janë aktuale. Unë nuk jam optimist se diçka sonte do të zgjidhet në Berlin”, ka thënë Vuçiq./Telegrafi/
Presidenti serb ka thënë tutje se zgjidhja duhet të vijë përmes një kompromisi.Percjelle /EkonomiaOnline/